Loading…
Mos u martoni kurrë në këtë datë: Do t’ju ecë gjithmonë ters
  • 19/08/2018 | 09:46

...

Një ekip në Universitetin e Melburnit zbuloi se është një datë që nuk duhet të martoheni. 


Bëhet fjalë për 14-shkurtin, datë e shpeshtë ku çiftet martohen, madje deri në pesë herë më shumë se dasmat në ditët e zakonshme.

Të dhënat, sipas BelfastLove tregojnë nga viti 1995 deri në vitin 2013, Dita e Shën Valentinit është dita e nëntë më popullore për një martesë dhe 27.000 çifte kanë thënë “po” në këtë ditë në 19 vitet e fundit.

Mesa duket, ka një krahasim me çiftet që martohen në data të zakonshme, në krahasim me ato që martohen në data të shënuara.

Sipas profesor, Ribar njerëzit të cilët martohen në këtë ditë, kishin më shumë mundësi të ishin të martuar më parë ose të kishin fëmijë, shkruan In Tv.

Gjithashtu, është gjetur se nuset që martohen në ditën e Shën Valentinit, me shumë mundësi janë shtatëzëna, në krahasim me ato që martohen në datë të zakonshme.

Studimi gjeti se 21% e atyre që martohen për Shën Valentin, kanë mundësi të dështojnë, ndërsa 16% martesat në data e zakonshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë