Loading…
Mot më i ftohtë në vazhdim | Tabela e temperaturave për 5 ditë
  • 13/01/2018 | 08:07

...

Fundjava më e ftohtë, nga e diela borë.


Gjatë mbrëmjes së sotme, vende-vende nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu, të përziera edhe me borë, e të shtunën do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Rreth viseve malore priten mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të zbresin rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -3C deri +3C, e ato maksimale nga 2C deri në 4C, në fundjavë, ndërsa nga e marta maksimalet do të rriten në 5C deri 7C.

Ditën e diel do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët kohë pas kohe me reshje bore, të cilat pritet të vazhdojnë edhe ditën e hënë, kryesisht paradite dhe me intenzitet më të ulët.

Por ky mot i ftohtë, do të jetë i përkohshëm, sepse nga Atlantiku një tjetër vorbull ciklonike më e fuqishme, nga mesi i javës së ardhshme pritet të kalojë mbi rajon. Ky ciklon do të sjellë rryma më të ngrohta dhe të lagështa nga Mesdheu, që ditën e martë dhe mërkurë do të favorizojnë mot më të butë, kryesisht me vranësira dhe mundësi për reshje shiu. Por të mërkurën në mbrëmje reshjet e shiut mund të shndërrohen edhe në borë.

Nën këto kushte atmosferike që do të mbajë në fundjavë, edhe indeksi i kualitetit të ajrit do të shënojë përmirësim rreth vlerave të mira dhe mesatare, e sipas tendencave të fundit, ku parashihet që motit të jetë më dinamik javën e ardhshme, do të mbetet rreth vlerave të mira dhe mesatare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë