Loading…
Mot me shi gjatë ditës së sotme në Kosovë, mësoni se në cilën ditë do të ndalet shiu
  • 16/07/2018 | 23:51

...

Moti gjatë kësaj jave do të përcillet me shumë ndryshime si pasojë e presionit të ulët që po vijnë nga Atlantiku ku do të lidhen me fusha të presionit të ulët që ndodhen në lindje të kontinentit.


Gjatë ditës së sotme do të jetë mot kryesisht me shi, paradite do të jetë vranët kurse pasdite vendi do të përfshihet nga shtrëngata me shi dhe vende vende me bubullima, përcjell gazetametro.net

Më poshtë keni parashikimin e motit për tre ditët e ardhshme të javës:

18.07 – Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite vransirat do të shtohen, vende-vende me reshje të dobëta shiu, me mundësi edhe për bubullimë.
19.07-20.07 – Të enjten kryesisht mot me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Ditën e premte mot kryesisht me vransira, në mesditë mundësi për reshje lokale shiu, e në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të mbesin rreth vlerave mesatare, por që gradualisht do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 28C do të zbresin deri në 24C, ditën e enjte.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-9m/s, shkruan gazetametro.net.

Shtypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e më pas gradualisht pritet të rritet rreth këtyre vlerave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë