Loading…
MOTI: Çfarë ju pret 5 ditët e ardhshme, ky është parashikimi |Tabela e temperaturave
  • 07/12/2017 | 16:45

...

Ditëve të fundit mbi rajon kanë filluar të shtrihen fusha të presionit të lartë, që do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe ditëve në vijim, deri të premten, derisa nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të butë gjatë ditës dhe kthjellime, mirëpo në mëngjes do të ketë ngrica.


Të premten do të mbajë kryesisht me diell, por me ngrica në orët e mëngjesit. Të premten në mëngjes në vise të ulëta, vende-vende priten mundësi për mjegull.

Në fundjavë një turbullirë nga Atlantiku, me masa të ftohta ajrore nga Arktiku, do të depërtojë deri mbi rajonin tonë, ku do të sjellë mot me vransira, e gjatë ditës së shtunë, pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa ditën e diel, kohëpaskohe rebeshe të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, me minimalet që do të luhaten nga -4C deri në +1C, e maksimalet nga 7C deri në 9C. Të dielen maksimalet do të pësojnë rënie deri në +2C.

Era do të fryejë mesatarisht nga jugu-jugperëndimi 1-8m/s. Shtypja atmosferike pasi që është rritur ndjeshëm mbi vlera normale, do të zbres gradualisht nën këto vlera në fundjavë.

Sipas tendencave të fundit, gjatë javës së ardhshme, nga Atlantiku pritet të depërtojnë vorbulla ciklonike përgjatë rajonit tonë, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm dhe me të reshura kryesisht të shiut.

Mbetet të shihet ditëve të ardhshme sa janë këto tendenca të besueshme, dhe do të ju mbajmë të informuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë