Moti mbi Kosovë po vazhdon me ndryshime të mëdha brenda javës, por edhe brenda ditës. Kështu do të ndodhë edhe sot dhe gjatë ditëve në vazhdim.
Sipas ‘Prishtina Weather’, sot dhe nesër Kosova do të ketë mot pjesërisht të vranët dhe pasdite me shi në vende-vende, shkruan gazetametro.net.
Meteorologët thonë se edhe ditët e fundjavës do të ketë mot të luhatshëm, që do të përfshijnë intervale me diell në orët e paradites dhe shi pasdite.
Të shtunën paradite do të ketë mot kryesisht me diell. Gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
Po ashtu, edhe të dielën do të ketë mot pjesërisht të vranët, e pasdite me mundësi për shtrëngata të shpërndara me shi.
Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë, por do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 15C, e maksimalet nga 27C deri në 29C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale./gazetametro.net.