Loading…
Moti me shumë ndryshime gjatë ditës së nesërme, nga dita e marte ju pret mot kejt tjetër |TABELA
  • 15/07/2018 | 23:59

...

Moti gjatë kësaj jave do të përcillet me shumë ndryshime si pasojë e presionit të ulët që po vijnë nga Atlantiku ku do të lidhen me fusha të presionit të ulët që ndodhen në lindje të kontinentit.


Gjatë ditës së sotme do të jetë mot kryesisht me diell ku do të përcillet me reshje lokale shiu, pasdite do të ketë edhe reshje të shiut të cilat do të përcillen me bubullima, shkruan gazetametro.net.

Kurse nga e marta vendi ynë do të përfshihet me një tjetër mot, vendit do të i kthehen reshjet atmosferike si pasojë e presionit të ulët që po vijnë nga Atlantiku.

Më poshtë keni parashikimin e motit për tërë javën:

15.07.2018 – Fusha të presionit të ulët që po vijnë nga Atlantiku do të lidhen me fusha të presionit të ulët që ndodhen në lindje të kontinentit, duke krijuar zona jostabile mbi rajonin tonë, që do të sjellin sërish mundësi për të reshura shiu nga dita e martë.
16.07 – Mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima.
17.07 – Paradite pjesërisht vranët, vende reshje të dobëta shiu. Pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.
18.07 – Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite vransirat do të shtohen, vende-vende me reshje të dobëta shiu, me mundësi edhe për bubullimë.
19.07-20.07 – Të enjten kryesisht mot me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Ditën e premte mot kryesisht me vransira, në mesditë mundësi për reshje lokale shiu, e në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të mbesin rreth vlerave mesatare, por që gradualisht do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 28C do të zbresin deri në 24C, ditën e enjte.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-9m/s, shkruan gazetametro.net.

Shtypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e më pas gradualisht pritet të rritet rreth këtyre vlerave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë