Loading…
MOTI: Pas ditëve pranverore bien temperaturat, mundësi për borë | Tabela për ditët në vijim
  • 13/03/2018 | 22:10

...

Vikendi që shkoi u përcoll me mot ‘pranveror’, me temperatura rreth 20 gradë. Por ditët në vazhdim pritet të kemi reshje shiu, me mundësi edhe për bubullima, duke mos përjashtuar gjithashtu edhe mundësitë për reshje bore përcjell Gazetametro.net.


Sipas Prishtina Weather, pritet të depërtojë nga verilindja një valë e të ftohtit, që do të sjellë mot të ftohtë me mundësi edhe për reshje bore.

Mëposhtë keni parashikimet e motit nga nesër(14 mars) deri më 16 mars.

14.03 – Paradite intervale me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.

15.03 – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.

16.03 – Mot i butë, kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Tabela e temperaturave.

Fushat ciklonike, që pritet të depërtojnë mbi rajon, do të sjellin qarkullim të majftueshëm ajror, ku nën këto kushte edhe vlerat ditore të AQI do të luhaten kryesisht në vlera mesatare dhe të mira. Kohëpaskohe vlerat maksimalet mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 12C deri në 17C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme, nga jugperëndimi-perëndimi 5-11m/s. Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale./Gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë