Australia ka kremtuar të martën një prej ngjarjeve më të bukura që organizohet çdo vit në Melburn.
‘Motorclassica Show’ është panairi i veçantë i veturave të vjetra, panair me kuratim perfekt që përkujton industrinë e veturave të Australisë dhe në të njëjtën kohë shënon përfundimin e punës së dy fabrikave më të mëdha të makinave në kontinent, transmeton gazetametro.net
Gjiganti i veturave Holden ka shënuar një shekull punë, ndërkohë që në këtë panair janë kremtuar edhe 110 vite të Lancia dhe 70 vjetori i Ferrarit. Natyrisht që ajo e para pati më shumë rëndëi, pasi Holden njihet si vetura e Australisë.
Në këtë panair janë ekspozuar një numër i madh i veturave dhe motoçikletave të vjetra, si dhe ato të kohës moderne, për të kujtuar punën e prodhuesve të inustrisë së makinave për të apasionuarit e veturave. /gazetametro.net