Loading…
Motra e Haklajve flet për herë të parë për Sali Berishën: Nxiti vrasje kur Kosova bëhej gati për luftë
  • 18/07/2018 | 14:25

...

Zylfije Haklaj, motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt ka folur për herë të parë në lidhje me vrasjet që tronditën Tropojën vite më parë. Ajo nuk ka nguruar të hedhë akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, shkruajne mediat ne Shqiperi.

E ndodhur në Suedi prej vit 2000, ku edhe ka marrë azil politik, në një intervistë për Shqiptarja.com, “Shota e Haklajve” tregon se si shkaktoi Sali Berisha zinxhirin e vrasjeve në Tropojë dhe arsyet që sollën në përplasjet e tij me fisin Haklaj.

Saliu është njeri që na shau, na vrau dhe na nxori edhe nga varret. Ai njeri na përzuri nga trojet tona shekullore dhe vazhdon të lakojë emrin e familjes sonë, në një kohë kur pas vrasjes së Azemit ai nuk na lakonte emrin, pavarësisht se dihej që Fatmiri e kishte kryer aktin. Kurse tani ai na akuzon publikisht pa pasur asnjë bazë apo dëshmi për një gjë të tillë se shpërblejmë njerëzit për t’ju kundërvënë Saliut, siç tha në një emision.

Në vitin 1997, kur Kosova martire po përgatitej për t’ju kundërvënë makinerisë serbe, në tokën mëmë organizohen firmat piramidale dhe hapen depot e armëve. Në këto rrethana, Saliu duke parë se po i rrezikohej pushteti, kërkon mbështetjen njerëzore nga veriu i Shqipërisë dhe pikërisht nga Tropoja.

Qëllimi i Saliut ishte të përdorte veriun kundër jugut për të realizuar qëllimet e tij të mbrapshta. Në këtë kohë kryetar i Komitetit të Shpëtimit ka qenë vëllai ynë Fatmiri, i cili nuk ju përgjigj thirrjes së Saliut, që ka qenë president vendi.

Fatmiri shprehej se “…nëse kanoset siguria kombëtare nga pushtuesit e huaj, ne jemi të gatshëm në çdo kohë…” Këtu është edhe momenti kur Saliu arriti në përfundimin se ne duhet të zhdukemi nga faqja e dheut. Lufta e tij vazhdon ndaj familjes sonë edhe në ditën e sotme. Saliu e ka vrarë Tropojën dhe i ka përdorur vrasjet për pushtetin dhe interesat e tij karrieriste dhe private”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë