Loading…
Motrat i kërkojnë pasurinë, vëllai jep përgjigjen që ju lë pa fjalë
  • 23/10/2017 | 09:21

...

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishin 3 motra të cilat kishin ftuar vëllain e tyre, Roxhensin të cilin i ati e cilëson si trashëgimtarin e vetëm edhe pse ato janë 7 fëmijë.


Kristina, Alberta dhe Vojsava nga Pirgu i Korçës u shprehën se e kanë ftuar vëllain që ai t’i premtojë se pasuria do ndahet në 7 pjesë.

Prindërit e tyre ndodhen në studio dhe nëna i keqkupton vajzat duke i thënë se ato u treguan të pabesa pasi kur kanë diskutuar për trashëgiminë ato nuk kanë kundërshtuar.

Roxhensi, 15 vjeç vjen në studio dhe përlotet kur sheh motrat. Ato i tregojnë kërkesën e tyre për trashëgiminë, por Roxhensi thotë se nuk mund të marrë vendime pa pyetur babain.

Pasi motrat insistojnë, Roxhensi u thotë se të gjitha do marrin atë që meritojnë dhe i premton.
Arditi pyet Roxhensin si ja la kaq lehtë pasurinë motrave dhe 15-vjeçari jep një përgjigje që i lë të gjithë pa fjalë.

“Pasuria më e madhe nuk janë gjërat materiale, por familja. Ajo ja jep të gjithë pasurinë njeriut”, tha Roxhensi.
Në fund motrat i thanë vëllait se e gjitha ishte një lojë pasi ai e meriton pasurinë dhe të 4-t përqafohen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë