Loading…
Mourinho flet për provokimin e bërë ndaj Juventusit: E merituan, më ofenduan familjen
  • 08/11/2018 | 08:40

...

Jose Mourinho pranon se nuk duhet të kishte provokuar tifozët e Juve-s pas fitores së Manchester United


Ish-trajneri i Inter kishte bërë gjeste ndaj tyre që në ndeshjen e parë në Old Trafford, por pas fërshëllimës së fundit në Torino ai ka shkaktuar polemika kur ka mbajtur dorën pranë veshit për të provokuar tifozët vendas.

“Më kanë ofenduar për 90 minuta. Unë erdha këtu për të bërë punën time, asgjë më shumë,” shprehet trajneri për Sky Sport Italia.

“Gjithsesi nuk kam ofenduar njeri, thjesht bëra një gjest pasi doja t’i dëgjoja më shumë. Prapëseprapë mbase nuk duhet ta kisha bërë, po të isha gjakftohtë nuk do ta kisha bërë, por kur të ofendohet familja, duke përfshirë familjen time te Inter, reagova kështu”.

“Arritëm të fitonim pasi luajtëm shumë mirë dhe kërkuam triumfin deri në fund. Fellaini ndryshon ndeshjet. Nuk e kishim në ndeshjen e parë, teksa Juventus futi Barzagli-n për të na kontrolluar.

“Mendoj se barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë.”

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë