Loading…
Mourinho shokon, legjendën e quan ‘trajnerin më të keq në histori’
  • 12/03/2018 | 17:01

...

Jose Mourinho ka bërë edhe një deklaratë sensacionale, një ditë para takimi të kthimit me Sevillan në kuadër të Ligës së Kampionëve.


Trajneri portugez i Manchester United, sot në trening e ka pasur Zlatan Ibrahimovicin, por në fokus të portaleve gjithandej ka qenë për shkak të një polemike rreth formës së Marcus Rashfordit dhe për shkak se njërin prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij në Evropë, e ka quajtur “trajnerin më të keq në histori të Premier Ligës”.

Në fakt, ishte holandezi Frank de Boer, i cili më herët kishte thënë se Rashfordit nuk i konvenon një trajner is Mourinho, duke iu referuar stilit ë lojës së portugezit, por pas dy golave që Rashford i shënoi në derbin e fundjavës me Liverpoolin, Mourinho pohoi “Ajo që e thotë trajneri më i keq në histori të Premier Ligës për mua nuk ka fare lidhje. Nëse Rashford do të luante për Frankun do të mësohej me humbje sepse ai i ka humbur të gjitha ndeshjes, por Rashofrd është lojtar që dëshiron të fitojë ndeshje”.

Mourinho më tej qartësoi se fjala është për një lojtar 20 vjeç, i coli mund të mos i luajë të gjitha ndeshjet, por Rashford është i lumtur në Man Utd.

Ndeshja e parë ndërmjet Sevillas dhe Man Utd kishte përfunduar pa gola dhe nesër në Old Trafford ekipi i Mourinhos hyn si favorit për fitore dhe plasman në çerekfinale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë