Loading…
Mourinho s’përmbahet pas humbjes, i krahason me kafshët lojtarët e Newcastle
  • 11/02/2018 | 18:18

...

Mourinho ka bërë deklaratën e vitit pasi u mposht nga rivali i vjetër i tij, Rafa Benitez.


Manchester United i Jose Mourinhos pësoi humbje me rezultat 1:0 në udhëtim te Newcastle, në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë, shkruan Insporti

Kjo humbje ishte e pesta e Unitedit këtë sezon, që tani renditet në pozitën e dytë me 16 pikë më pak se City.

Por, Mourinho pas ndeshjes cilësoi se me Newcastlen ishin “zotët e futbollit”.

Ai më tej shtoi se skuadra e Benitezit po luante për barazim, dhe aksidentalisht erdhi te fitorja.

“Ata luftuan si kafshë – shpresoj se këtë do ta marrin si kompliment”, theksoi Mourinho.

“Zotët e futbollit ishin në anën e tyre. Nuk ishte dita ynë sot. Newcastle dhanë çfarë kanë dhe çfarë nuk kanë nga vetja, kjo është gjë e bukur në futboll”, shtoi protugezi.

“Ata luftuan për pikën e tyre, një pikë është çfarë patën në mendje. Ne bëmë një gabim në mbrojtje dhe kur ata ishin në epërsi patën vetëm një gjë në mendje, dhe më pas dhanë jetën e tyre për të mbajtur rrjetën të paprekur”, përfundoi pas humbjes Mourinho.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë