Loading…
Mourinho tenton t’ia rrëmbejë Sanchezin Guardiolas
  • 11/01/2018 | 14:17

...

Manchester United ka bërë një ofertë të befasishme për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

Kur të gjithë po pritnin momentin kur kiliani do t’i bashkohej Guardiolas te City, në skenë doli United që i ofroi anësorit kushte më të mira financiare se City, ndërsa Mourinho është shfaqur optimist se mund ta mposhtë Guardiolan për Sanchezin.

Të dy klubet nga Manchesteri i kanë ofruar Arsenalit rreth 25 milionë euro për ta marrë Sanchezin në janar, kurse lojtarit i kanë ofruar kontratë për muajin qershor, për ta marrë si lojtar të lirë nëse Arsenali refuzon ta shesë në këtë afat. Madje, United është i gatshëm t’ia ofrojë Arsenalit edhe mesfushorin Henrikh Mkhitaryan.

Mbetet të shihet cila do të jetë përgjigja e Arsenalit ndaj ofertave të skuadrave nga Manchesteri, si dhe nëse Sanchez do të zgjedhë të ribashkohet me Guardiolan apo të luajë nën urdhrat e Mourinhos.

Sanchez ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Premierligës që prej transferimit nga Barcelona, ku kishte luajtur nën menaxhimin e Guardiolas. Mosvazhdimi i kontratës me Arsenalin ka nxitur ofertat e skuadrave të tjera të ligës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë