Loading…
Mramori i Prishtinës, një prej peisazheve më të bukura të dimrit në Europë
  • 27/02/2018 | 17:11

...

Një revistë amerikane me traditë qindravjeçare e ka renditur një pamje nga Kosova në mesin e peisazheve më të bukura të borës nga kontinenti i Europës, transmeton Gazeta Metro.

Harper’s Bazaar, revistë amerikane e modës që publikohet që nga viti 1867 e ka renditur një pamje nga fshati Mramor afër Prishtinës si një prej peisazheve më të bukura të dimrit në Europë.

“Derisa [stuhia] ‘Bisha nga Lindja’ fillon të veprojë, këto janë disa nga pamjet më të bukura të peisazheve të mbuluara me borë në Europë”, shkruan Bazaar.

“Një rrugë e mbuluar me borë pranë fshatit Mramor, afër Prishtinës në Kosovë”, thuhet në përshkrimin e fotografisë së bukur nga Kosova që ka dalë në revistën me nam ndërkombëtar.

Mramor, Prishtinë (Harper’s Bazaar – Getty)

Në mesin e 10 peisazheve të tjera që ka dhuruar bora dhe dimri janë futur edhe Koloseumi e Fontana Trevi në Romë, disa pamje nga Britania e Madhe, Gjermania e Polonia, si dhe një fotografi e një plazhi të rivierës franceze gjatë dimrit. /gazetametro.net

Colosseum, Romë

Romë

Britani

Britani

Britani

Britani

Gjermani

Poloni

Francë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë