Loading…
Mrekullitë që sjell arra e kokosit
  • 12/07/2018 | 23:44

...

Simbol i stinës së verës, arra e kokosit është një frut ekzotik, i pasur me minerale, fibra dhe vitamina, që i bashkon shijes së këndshme një sërë përfitimesh për bukurinë dhe shëndetin.


Shmë e eksportuar në botë, arra e kokosit e ka origjinën nga Amerika e Jugut dhe përdoret në shumë ushqime.

Kokosi jo vetëm që me anë të lëngut na freskon, por është shumë i shëndetshëm për kockat dhe dhëmbët.

Pikërisht për shkak të vetive që ka, palma e kokosit është quajtur ‘pema e jetës’.

E freskët, e pasur me yndyrna të dobishme, kalçium, magnesium dhe fibra vegjetale, kokosi është perfekt për të freskuar në ditët e nxehta.

Mik i dietës: Përvec tulit, kokosi mund të të ofrojë ujin e tij, i pasur me benefice.

Uji i këtij fruti, përveçse është i shkëlqyer kundër dehidratimit, lehtëson aciditetin në stomak dhe përmirëson tretjen.

Tung lodhje! – Për shkak të vitaminave që përmban, kokosi është perfekt kundër dobësisë muskulare dhe nervozizmit.  Sasia e dukshme e potasiumit dhe kriprave minerale që përmban e bën perfekte si alternativë për pike energjike dhe tonifikuese për të rikuperuar kriprat minerale që humbasin si shkak i djersitjes.

Lamtumirë kolesterol! – Vaji i kokosit është shumë i shëndetshëm kundër kolesterolit dhe është një alternativë e mirë në kuzhinë në krahasim me yndyrnat shtazore.

Acidet yndyrore nga të cilat është i përbërë, kanë një strukturë zinxhir. Kjo karakteristikë e tij e bën të penetrojë më thellë dhe shpejt në lëkurë dhe në flokë. Praktikisht, ushqen shumë dhe nuk lë yndyrosje. Perfekte!

Jo më zbokth: Për një skalp koke të pastër dhe hidratuar, produktet me bazë kokosi janë shumë të nevojshëm.

I shkëlqyer si trajtim anti-zbokth, koko, përveçse është hidratues, ka edhe veti kundër kërpudhave për skalpin e kokës.

Mjafton të aplikojmë pak në zonat problematike, ta lëmë të reagojë për një çerek ore dhe më pas ta lajmë me një shampo delikate.

Shumë butësi – Për një lëkurë të butë si mëndafshi, nuk ka gjë më të mirë se vaji i kokosit.

I pasur me antioksidantë, reagon si hidratues dhe ushqyes në të gjithë trupin, pasi riaktivizon vajrat natyralë që janë të pranishëm në epidermë.

Gjithashtu është i vlefshëm si antirrudhë sepse është i pasur me vitaminë E, përgjegjëse për mostharjen e lëkurës, humbjen e elasticitetit të lëkurës dhe për të luftuar radikalet e lira.

Këshilla në këto raste?

Aplikojeni pas dushit në lëkurë ende të njomë: do ju japë hidratim të thellë të lëkurës pa e yndyrosur atë.

 

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 23:58
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë