Loading…
Multi-milioneri nga Kosova: Kam qenë çoban, ishte puna ime e parë
  • 11/03/2018 | 11:04

...

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani i ka habitur të gjithë kur ka zbuluar se puna e parë që ka bërë ka qenë çoban.


Ramadani tregoi se ka kullotur mijëra bagëti dhe këtë punë e bënte pa para.

“Meqe babai im ka qenë një ndër tregtarët më të mëdhenj në ish-Jugosllavi, u merrte me shitje-blerje të qingjave, dhenve, kafshëve. Unë kam qenë bari ose çoban, kjo ka qenë puna e parë, por e bëja pa para. Kam kullotur deri në 10 mijë qingja, dele në livadhet e Drenicës”, tregoi biznesmeni.

Sot Hetem Ramadani renditet në listën e njerëzve më të pasur në Slloveni që ka shënuar arritje rekord në fushën e biznesit.

Ai është bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare, Inva Mula.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë