Loading…
Mund të zbuloj origjinën e universit: Planeti 700 vite dritë larg tokës ka 3 herë më shumë ujë
  • 02/03/2018 | 18:50

...

Shkencëtarët kanë zbuluar se planeti i njohur si WASP-39b rreth 700 vite dritë larg tokës ka një sasi të madhe uji në atmosferë.


Sipas specialistëve sasia e ujit tek ky planet është tre herë më e madhe se sasia e ujit në Saturn.

Planeti WASP-39b ka karakteristika të ngjashme me Saturnin, në orbitën e tij është një yll që luan rolin e diellit, distanca e yllit nga planeti është 20 herë më e afërt se distanca që ka Toka me diellin.

Në këtë planet misteriozë ka vetëm 4 ditë dhe temperaturat arrijnë rreth 776.7 gradë celsius e shkak për këto temperatura të nxehta është afërsia e yllit me planetin dhe erërave të fuqishme që transportojnë nxehtësi rreth planetit.

Pavarësisht se planeti WASP -39b konsiderohet i pa përshtatshëm për jetën njerëzore, shkencëtarët shprehen se do merren me studimin e plotë të tij pasi detajet që mund të nxjerrin nga ky planet mund të hedh dritë mbi origjinën e hapësirës.

Studimet e mëtejshme do jenë të përqendruara mbi nivelin e përqendrimit të karbonit dhe oksigjenit, çka do ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë origjinën e formimit të tij.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë