Loading…
Mundësi e mirë: Nga sot mund të blihen biletat për miqësoret e Kosovës
  • 14/03/2018 | 15:27

...

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji në Francë.


Më 24 mars, Kosova do të luajë kundër Madagaskarit, derisa më 27 mars do të ballafaqohet me Burkina Fason.

Të dyja ndeshjet zhvillohen në Francoville, 20 kilometra afër Parisit, në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland”, që ka kapacitet prej 3.000 ulëseve dhe fillojnë në orën 19:00.

Interesimi për këto dy ndeshje nga bashkëatdhetarët që jetojnë në Francë dhe vendet tjera evropiane pritet të jetë i madh, njofton FFK.

Organizatorët e kësaj ndeshje tashmë kanë vendosur në shitje biletat e këtyre dy ndeshjeve dhe të gjithë të interesuarit ato mund t’i blejnë online në linkun: www.mybootika.com

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë