Loading…
Mungesa e institucioneve humb investime (Video)
  • 05/08/2017 | 23:23

...

Seanca konstitutive për votimin e kryeparlamentarit gjatë kësaj jave nuk rezultoi e suksesshme si shkak i mos gatishmërisë së PAN-it për të marr pjesë në seancën e ftuar nga kryesuesi i kuvendit Adem Mikullovci.


Kurse dje në koordinim me koalicionin PAN është realizuar takimi i grupeve paralementare, por që prapë nuk pati marrëveshje mes partive se kur do të mbahet seanca e radhës.

Krejt kjo vonesë e ndërtimit të institucioneve  ka efekte negative në investimet e huaja në vend, sipas analistëve politik dhe ekonomik.

Analisti politik Haki Abazi tha për Tribuna Channel se vonesat në ndërtimin e institucioneve ndikojnë në mënyrë direkte, në zbehjen e interesimit të investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë dhe në këtë mënyrë kjo ndikon që vendi mos të ketë progres ekonomik.

Gjithashtu njëjtë mendon edhe eksperti i ekonomisë Mustafë Kadrijaj i cili e potencoj se Kosova më së paku po shfrytëzohet për investime të huaja dhe si pasojë kësaj po kemi import më të shtuar se sa eksport.

Kujtojmë se të njëjtën situatë e kemi pasur edhe në 2014 kur gjashtë muaj ka qenë të bllokuara institucionet e vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë