Loading…
Murati: Demarkacioni të kryhet, ose të kalojë ose të rrëzohet
  • 12/01/2018 | 23:52

...

Ndryshimet e marrëveshjes aktuale për çështjen e demarkacionit, Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, thotë se i sheh si shumë të vështira.

“Mali i zi ka shkuar shumë larg me miratimin e kësaj marrëveshje, nuk ka arsye të tërhiqet”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.

Ka shtuar se në kohën kur pati gazlotsjellës në Kuvend për demarkacionin, nuk u bë asnjë hap i madh.

“Demarkacioni më shumë u shfrytëzua për ta rrëzuar Qeverinë se sa të marrë një epilog”, shtoi ai.

Ai ka thënë se as atëherë nuk ka pasur gjasa të kalojë demarkacioni, por megjithatë duhej t’i jepej epilog.

“Mundësia e vetme është të ratifikohet pastaj Malit të Zi t’i kërkohet të rinegocohet”.

Ka thënë se demarkacioni duhet të marrë një epilog, të kalojë ose të rrëzohet, e shtoi se po zvarritet më shumë se që duhet.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë