Loading…
Mustafa: Abrashi kryetar i Prishtinës e Shpendi zëdhënës i Komunës
  • 12/10/2017 | 20:50

...

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë që PDK’së i ka dështuar ndihma që ia dha Vetëendosjes dhe Shpend Ahmetit në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kur si thotë ai, të dy partitë ishin bërë bashkë kundër LDK’së për ta bërë Shpendin Kryetar.


Përmes Facebookut, Mustafa gjithashtu akuzoi Vetëvendosjen që nuk punon fare, por që propagandon shumë. Sipas Mustafës, bazuar në këtë, LDK duhet ta ketë kryetarin e Prishtinës, ndërkohë që Shpend Ahmetit do t’i takonte posti i zëdhënësit të komunës.

Ky është publikimi i plotë i Mustafës në Facebook:

PDK-së i dështoi Vetëvendosja në Prishtinë, me të cilën në vitin 2013 ishin aleatë kundër LDK-së dhe për ta bërë Shpendin kryetar.
LDK e ka një zgjidhje më të mirë sivjet. Arban Abrashi, kryetar i Prishtinës e Shpendi, zëdhënës i komunës. Kombinim i mirë. LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s’punon hiq e propagandon shumë!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë