Loading…
Mustafa godet Driton Selmanajn për kërcënimin se largohet nga LDK
  • 19/06/2017 | 23:10

...

Duket se deklarimi i Driton Selmanajt për mundësinë e largimit nga LDK’ja nëse kjo e fundit hynë në koalicion me PDK, e ka acaruar kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën.


Ai ka thënë se partia që ai udhëheq, nuk vepron sipas kushtëzimeve dhe as sipas shantazheve individuale, duke aluduar në kërcënimin e Selmanajt për largim.

‘LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc’, ka thënë Mustafa.

Madje, ai këtë deklarim të Selmanajt e ka quajtur si tentim për t’u protagonizuar, pasi siç tha Mustafa qëndrimi i LDK’së për mosbashkëpunim me PDK’në është publik.

‘Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së’, ka thënë ai.

Kryeministri në shkuarje madje ia ka bërë të qartë Selmanajt se vendimi për mosbashkëpunim me PDK’në vjen vetëm nga Këshilli i Përgjithshëm, të cilët siç thotë Mustafa, janë të vetmit që vendosin për këto çështje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë