Publicisti dhe opinionisti shqiptar, Mustafa Nano, ka zgjedhur një emër të pazakontë për emisionin e tij të ri që ka filluar të transmetohet në televizionin ABC News.
Ai duket të ketë zgjedhur të provokojë pikërisht me fjalën serbe ‘provokacija’, që edhe në shqip ka kuptimin ‘provokim’. Kjo fjalë përveç tjerash është bërë e famshme në mes të serbëve dhe shqiptarëve nga mediat dhe politika në Beograd, pas dronit të famshëm që shqiptarët lëshuan në stadiumin e Partizanit, kur po luanin futboll Serbia dhe Shqipëria, shkruan gazetametro.net.
Edhe Nano në prezantimin e emisionit të tij, e pranon se emri është i pazakontë, dhe kur atë ja kishte prezantuar pronarit të televizionit, Aleksandar Frangaj, ky kishte menduar se po i thuhej për shaka.
Megjithatë Nano, nuk ka folur gjatë për emrin e emisionit të tij të ri, por për formatin, i cili thotë se do të jetë emision ku nuk do të ketë sherre dhe akuza të ngritura kuturu, por debat publik dhe mbrojtje të qëndrimeve.
Nano njihet si opinionit që ka dëshirë të nxis tema ‘provokacija’, si ajo se nëna e Skënderbeut ishte serbe. Këtë edhe vet e përmend në prezantim të këtij emisioni, por e arsyeton me atë se më të rëndësishme janë faktet e mbrojtura në mënyrë akademike, se sa nevojat e patriotizmit ditor. /gazetametro.net