Loading…
Mustafa: Ne do t’i fitojmë shumicën e komunave
  • 13/10/2017 | 14:18

...

Kryetari Lidhjes Demokratike të Ksovës, Isa Mustafa ka thënë se sondazhet po u tregojnë se kjo parti do të jete fituese në shumicën e komunave në zgjedhjet e 22 tetorit.


Këtë konstatim kreu i LDK-së e tha në një tubimi parazgjedhor me biznese  private në Ferizaj.Nga ana e tij, kandidati i kësaj partie për kryetar të Ferizajt, Muharrem Sfarqa ka premtuar se edhe për katër vjet mandat do të bëjë shumë ndryshime.

“Ne jemi të interesuar që këtë mandat ta ndryshojmë prioritetin e LDK-së. Ne sipas të gjitha matjeve që i kemi bërë deri më tani do të qeverisim me shumicën e komunave. Do të bëjmë lehtësimin për tatime, taksa, tërheqje të investitorëve dhe burime tjera të financimit për të cilat kanë nevojë bizneset”, tha Mustafa.

Ai shtoi se ekipi i LDK-së ka përvojë dhe ekspertizë të pamohueshme në këtë fushë dhe këtë e kemi dëshmuar në komunat ku LDK qeverisë.

“Përderisa ne kemi drejtuar qeverinë qendrore ne kemi pas cak kryesor zhvillimin ekonomik, kemi arritur ta shtojmë buxhetin rreth 30%, kemi pasur pakon e parë dhe të dytë fiskale etj. Këto përvoja dëshirojmë ti vazhdojmë në pushtetin lokal”, tha kreu i LDK-së Isa Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë