Loading…
Mustafi zbulon sekretin rreth formës së mrekullueshme që po e kalon këtë edicion
  • 07/11/2018 | 18:28

...

Shkodran Mustafi beson se Unai Emery ka sjellur një frymë të re në skuadrën e Arsenalit


Unai Emery e zëvendësoi Arsene ëengerin, i cili qëndroi për plotë 22 vite te Arsenali, transmeton GazetaMetro.

Këtë edicion Arsenali po tregon lojëra të bukura dhe gjithashtu arriti që të fitonte 11 ndeshje radhazi në të gjitha garat.

Shkodran Mustafi është përmirësuar nën urdhërat Emeryt dhe tani ai është titullar i padiskutueshëm.

“Për mua personalisht, gjëja më e madhe ishte se ai është dikush që me të vërtetë e di se çfarë dëshiron nga çdo lojtar,” ka thënë Mustafi për Emeryn.

“Ai[Emery] ju tregon pikërisht atë që ai dëshiron që ju të bëni, por ju jep liri të shprehni talentin tuaj. Kur ne nuk kemi topin, ai ju tregon se ku të qëndroni dhe si ta merrni atë, kur ta kemi atë, ai ju jep opsionet që mund t’i përdorni. Ju mund të vendosni vetë se cili opsion dëshironi zgjidhni,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë