Loading…
Myftiu i Madh kërkon ndalimin e Bitcoinit, është i paligjshëm
  • 06/01/2018 | 13:33

...

Shawqi Allam që është Myftiu i Madh i Egjiptit, ka deklaruar se qarkullimi Bitkoinit është i paligjshëm, ndërsa kërkoi një fetva zyrtare, nga frika se mund të jetë duke u përdorur nga terroristët.


Lideri fetar, i cili është interpretuesi shtetëror i religjionit, insiston në krijimin e fetvasë apo vendimit të caktuar ligjor, që ndalon qarkullimin e kësaj paraje digjitale, nga frika përdorimi saj mund të shfrytëzohet edhe në transaksione kriminale.

“Mund të krijojë burime të qëndrueshme dhe të sigurta financiare për terroristët dhe grupet kriminale” ka thënë Allam.

Bazuar në rekomandimet e ekspertëve të ekonomisë, myftiu ka thënë se kjo formë e pagesave, shkakton rrezik të madh te individët dhe shtetin në përgjithësi.

“Paratë e zakonshme dhe sistemi bankar, janë të kontrolluara dhe tregojnë stabilitetin e shtetit” ka thënë mes tjerash interpretuesi zyrtar i fesë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë