Loading…
Nacionalistët maqedonas me shpallje publike, kërkojnë vrasjen e Zaevit
  • 13/06/2018 | 09:20

...

Kryeministri Zoran Zaev së fundi ka qenë cak i kërcënimeve të ndryshme përmes rrjeteve sociale, por edhe protestave të ndryshme të grupeve që ishin organizuar kundër ndryshimit të emrit.

Edhe mbrëmë pas shpalljes së propozimit të ri të emrit Republika e Maqedonisë së Veriut, ai ishte cak i komenteve të ndryshme negative, por edhe disa pozitive. Megjithatë disa komente kanë tejkaluar çdo kufi të njerëzores. Mes komenteve ishte edhe ky koment bizar në një forum për shitblerje ku shkruhej: Kush e likuidon Zoran Zaevin, do ta qeras me 10 pako birra…!

Kryeministri Zaev u përballë në disa raste edhe me djegien e fotografisë së tij. Njëri akt i tillë ndodhi në një protestë të diasporës maqedonase në Australi, ndërsa aktin tjetër të djegies së fotografisë e bëri një anëtar i organizatës “Qoseto”, i cili përmes facebook transmetoi veprimin e tij.

MPB disa muaj më parë bëri të ditur se kishte ndërmarrë masa ndaj disa individë që hapur në rrjetet sociale kishin kërcënuar kryeministrin.
Zaev është quajtur tradhëtar dhe shitës i interesave shtetërore dhe kombëtare maqedonase edhe nga ana e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE dhe parti tjera maqedonase.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë