Loading…
Naim Frashëri në monedhat iraniane (Foto)
  • Jan 7, 2017 | 11:19

...

Figura e njërit nga përfaqësuesit kryesor të Rilindjes Shqiptare, Naim Frashëri gjendet në monedhat e Iranit.

Naim Frashëri ka qenë njëri ndër poetët më të shquar shqiptarë, i cili ka shkruar në gjuhën turke dhe greke, por ka shkruar edhe në atë persiane.

Kjo është dëshmuar nga vepra e tij poetike “Tehajjulat” dhe gramatika e gjuhës persiane.

Për këtë arsye, poeti ynë kujtohet e nderohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në këtë gjuhë, i cili e konsideroi një gjuhë të ëmbël në hyrje të gramatikës përkatëse.

Ndërkohë, në librin e tij vihet re një persishte mjaft e mirë dhe e bukur në përdorim dhe nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve.

Në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portreti e tij në një nga monedhat iraniane.

naim-905x395

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë