Loading…
Napoli i irrituar me Juventusin: Shiten letra tualeti me fytyrën e Ronaldos
  • 20/07/2018 | 16:43

...

Në Napoli nuk e kanë pritur shumë mirë ardhjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi. ‘Zonja e Vjetër’ është rivali kryesor i napolitanëve për Scudetto në Itali, prandaj përforcimi me një makinë golashënuese ka lënë shije të hidhur në qytetin e Maradonës, shkruan ESPN, transmeton Gazeta Metro.

Tregtarët në tregjet e famshme të Napolit e kanë shfaqur zilinë për Ronaldon edhe në një mënyrë tjetër kreative – duke vënë yllin e tyre të ri në letrat e tualetit.

Nga qyteti janë shpërndarë fotografitë ku shihet Cristiano Ronaldo në letrat e tualetit, me fanellën e Juventusit në momentin e prezantimit zyrtar të tij.

‘Natyrisht’, letra tualet nuk ka vetëm me Ronaldon, por edhe me ekipe të tjera të Serie A dhe Europës, siç janë Torino e Bayern Mynih. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë