Loading…
Nasa: Dy kometa po i afrohen Tokës
  • 03/01/2017 | 19:30

...

Agjencia amerikane NASA ka bërë të ditur se dy objekte qiellore po qarkullojnë në sistemin tonë diellor dhe do t’i afrohen planetit Tokë gjatë muajve të janarit dhe shkurtit, transmeton Gazeta Metro.

Njëri objekt është kometa e njohur si C/2016 U1 NEOWISE, që ishte identifikuar nga një mision i NASA për asteroidët në tetorin e vitit të shkuar. Sipas zyrtarit Paul Chodas, kometa do të mund të shihet nga Toka vetëm me anë të dylbive më datën 14 janar, kur do ta arrijë pikën më të afërt me planetin.

asteroid-2-775909

Ende nuk dihet saktë nëse objekti tjetër është kometë apo asteroid. Edhe pse momentalisht nuk paraqesin rrezik për planetin tonë, këto objekte mund të kalojnë edhe më pranë gjatë rrugës së kthimit, pasi të kenë qarkulluar rreth Diellit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë