Loading…
NASA kapi momentin kur asteroidi me madhësi të një shtëpie kaloi afër Tokës
  • 12/10/2017 | 14:18

...

Në momentin kur asteroidi i quajtur 2012 TC4 kaloi afër planetit tonë ishte tetë herë më afër se Hëna, shkruan Gazeta Metro.


Asteroidi  me madhësi të një shtëpie kaloi sot afër Tokës në largësi prej 42.000 kilometra në orët e hershme të mëngjesit sipas kohës së Evropës Qendrore, kanë publikuar ekspertët.

Në momentin kur ka kaluar afër Kalifornisë asteroidi 2012 T4 ishte tetë herë më afër se Hëna.

Më herët u publikua se asteroidi nuk do të hyjë në atmosferën e Tokës dhe nuk paraqet asnjë rrezik për planetin tonë, transmeton gazetametro.net.

Video të cilin e ka xhiruar teleskopi i Schmidt’it në observatorin japonez Kiso paraqet kalimin e këtij trupi qiellor mbi Japoninë në një largësi diçka më të madhe.

Shikoni videon:

Asteroidi 2012 TC4 është i gjatë 15 deri 30 metra dhe për herë të parë është vërejtur në vitin 2012.

Lëvizja e tij në SHBA është përcjell në transmetimin e drejtpërdrejtë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë