Loading…
NASA po planifikon të ‘ndërtojë’ jetën e njerëzve në një planet tjetër, dhe ai nuk është marsi |FOTO
  • 16/10/2018 | 17:15

...

Shkenca e shekullit 20 e ka konsideruar planetin Venera si një ‘tokë të mrekullive’, me temperatura të ngrohta, fusha e madje edhe me ekzistencë të dinozaurëve.


Mirëpo sot ky planet është më pak i pëlqyeshëm për ‘turistët’ e hapësirës.

Pavarësisht këtyre, NASA është duke punuar në një mision që ka të bëjë pikërisht me planetin e Venerës, të cilin e ka quajtur HAVOC, transmeton gazetametro.net.

Ky mision ka të bëjë me udhëtimin e njerëzve drejtë planetit, e madje edhe qëndrimit atje.

Por si është një mision i tillë i mundur? Temperatura në sipërfaqën e planetit janë rreth 460 gradë celcius.

Fatmirësisht, ideja e NASA’s nuk është për t’i vendosur njerëzit në sipërfaqe, por për të qëndruar në atmosferën e planetit, si bazë për eksplorim.

Në plan është që të përdoren ‘anije-fluturese’, në të cilat njerëzit mund të qëndrojnë.

Ndryshe, deri tani planeti Mars konsiderohet me klimën më të përshtatshme, për të jetuar gjallesat./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë