Loading…
NASA: Zbulohen 219 planetë, 10 të banueshëm si Toka
  • 19/06/2017 | 23:58

...

NASA njoftoi zbulimin e 219 planetëve të tjerë të mundshëm jashtë sistemit tonë diellor.


Shifra përfshin 10 që janë me përmasat e Tokës dhe të pozicionuar në zonën e banueshme, pra më distancën e duhur nga ylli i secilit për të pasur ujë të lëngshëm në sipërfaqe, përcjell gazetametro.net.

Prezenca e ujit në këto planete është parë si faktori kyç për mundësinë e ekzistimit të jetës.

Në një postim në Twitter NASA ka shkruar; “Shkencëtarët duke përdorur NASAKepler kanë identifikuar 219 botë potencialisht të reja”.

Sipas Suasan Thomson, shkencëtare e NASA-s, katalogu përfaqëson pikën e nisjes për t’iu përgjigjur një prej pyetjeve më interesante të astronomisë; Sa janë planetët e ngjashëm me Tokën në galaksinë tonë? Gjithashtu falë të dhënave të grumbulluara nga “Kepler” është bërë e mundur matja e saktë e mijëra planetëve duke zbuluar dy tipologji kryesore mes atyre më të vegjëlve; ata me përberje shkëmbore me madhësinë e Tokës, e ata që përbëhen nga gazi me përmasa më të vogla se Neptuni.

“Planetet e zbuluara nga teleskopi kanë pothuajse të njëjtën madhësi si Toka”, thotë Mario Perez, shkencëtar i programit Kepler në Departamentin e Shkencës së Astrofizikës në NASA./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë