Loading…
Nasa zbulon një rrjet kanalesh akulli në Hënë
  • 19/01/2018 | 13:57

...

Një anije e Nasës që orbiton vazhdimisht rreth satelitit tonë natyral zbuloi disa puse të vegjël në një krater afër polit verior të Hënës që shkencëtarët besojnë se janë hyrjet nën një rrjet nëntokësor të kanaleve të llavës që mund të lehtësojnë aksesin e akullit të akumuluar në kratere.


Insituti Seti dhe Insituti Mars identifikuan puset përmes analizave të të dhënave marrë nga imazhet e Lunar Reconnaissance Orbiter i Nasës. Shkencëtarët thonë se nëse ka akull në këto gropa mund t’u lejojë eksploratorëve të ardhshëm një akses më të lehtë ndaj akullit nëntokësor dhe për rrjedhojë për ujin, sesa do të gërmonin si zakonisht në sipërfaqe shkëmbore në polet hënore.

Puset u zbuluan në vendin e Philolaus Crater: një krater me diametër prej 70 km  dhe me kordinata 72.1oN, 32.4oW,  pothuaj 550 km nga poli verior i Hënës. Këto puse duken si gropa pa buzë 15 dhe 30 metra plotësisht të hijëzuara. “Imazhet me rezolucionin më të madh, të marra në Cráter Philolaus, nuk lejojnë që këto puse të identifikohen si gropa të kanaleve të llavës me një siguri prej 100%, por po kërkojmë duke marrë parasysh madhësinë, formën, kushtet e ndriçimit dhe konfigurimin gjeologjik, – u shpreh në një komunikatë Pascal Lee, shkencëtar planetar në Insitutin Seti dhe Insitutin Mars.

Para këtij zbulimi shkëncëtarë të tjerë kanë gjetur më shumë se 200 puse në Hënë që shumë prej tyre u identifikuan si gropa që të çojnë në kanalet e llavës nëntokësore, megjithatë njoftimi përfaqëson informacionin e parë publik të këtyre gropave që të çojnë në kanalet e llavës në rajonet polare të Hënës. Kjo është një mënyrë më e lehtë për të nxjerrë akull hënor dhe ujë si dhe për të furnizuar koloni hënore në këtë zonë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë