Loading…
NATO ndërton edhe një bazë ushtarake në shtetin fqinj të Serbisë
  • 12/07/2018 | 17:40

...

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka njoftuar se NATO’ja e ka pranuar kërkesën e shtetit të tij të ndërtojë një bazë ushtarake të përhershme me 400 ushtarë në territorin e saj.

Prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014, Rumania është e brengosur për mbrojtjen e kufirit, me shqetësimin se mund të ndodh një agresion rus, transmeton GazetaMetro.net

Në fjalimin e tij në Samitin e NATO’s ka thënë se brigadën shumëkombëshe e Krajovës të formuar vitin e kaluar, Aleanca  do të shndërrojë atë në bazë të përhershme.

Rumania gjatë Samitit pranoi të shtojë numrin e ushtarëve në misionin në Afganistan nga 700 në 950, gjë që duhet të aprovohet edhe në parlament.

Iohannis tha se Rumania premtoi se do të shpenzoj 2 përquind të Bruto Produktit të Brendshëm në sektorin e mbrojtjes, derisa vendet tjera u zotuan se “do të përpiqen të shpenzojnë edhe më shumë se 2 përinqd”.

Ai hodhi poshtë zërat se presidenti Donald Trump ishte agresiv në kërkesën ndaj anëtarëve të natos për të rritur investim në ushtri.

“Trump, foli haptazi, që është normale ndërmjet miqsh. U pajtuam që duhet të rritim pakëz shpenzimet”, derklaroi Iohannis. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë