Loading…
Ndahen çmimet e HnF’së: Dhjetë çmime, dhjetë hyjnesha
  • 04/10/2017 | 17:02

...

Sot ndahen çmimet e Hyjnesha në fron, dhjetë çmime, dhjetë hyjnesha. Gjithsej, do të ndahen dhjetë çmime në dhjetë kategoritë përkatëse nga dy juritë profesionale, nga juria për filmat e metrazhit të gjatë dhe nga juria e filmave të metrazhit të shkurtë, si dhe një çmim i vetëm do të ndahet në lëminë e filmit dokumentar.


Fushë Kosovë (Hn’F) – Bordi i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar “Hyjnesha në fron”,ka konfirmuar listën e çmimeve, që do t’u ndahen natën finale filmave të përzgjedhur nga juria profesionale përfshirë atë për Filmin Më të Mirë.
Gjithsej, do të ndahen dhjetë çmime në dhjetë kategoritë përkatëse nga dy juritë profesionale, nga juria për filmat e metrazhit të gjatë dhe nga juria e filmave të metrazhit të shkurtë, si dhe një çmim i vetëm do të ndahet në lëminë e filmit dokumentar.
Dhjetë kategoritë përfshijnë: Skenari i Filmit të Metrazhit të Shkurtë, Regjia Më e Mirë e Filmit të Metrazhit të Shkurtë, Filmi Dokumentar Më i Mirë, Produksioni Më i Mirë, Fotografia Më e Mirë, Aktorja Më e Mirë, Aktori Më i Mirë, Skenari Më i Mirë, Regjia Më e Mirë dhe Filmi i Gjatë Më i Mirë.
Dy juritë përbëhen nga këto emra artistësh dhe krijuesish filmik nga vendi dhe nga jashtë. Juria për film të metrazhit të gjatë është në këtë përbërje: regjisori Benjamin Hameury, regjisori Lieven Vanhoven, dramaturgu Mentor Haliti, regjisori i teatrit dhe i filmit Mark Norfolk dhe avokati e rokeri Naser Gjinovci. Ndërsa juria e filmave të shkurtë e ka këtë përbërje: Dramaturgu dhe regjisori i teatrit Naser Shatrolli, regjisori i teatrit dhe aktori Ekrem Sopi si dhe dramaturgia Albana Muja.
Çmimet e festivalit të Hn’F-së ndahen, të mërkurën në mbrëmje, në një gala festive në “Hotel Hyjnesha”, në praninë e mysafirëve dhe laureatëve

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë