Loading…
Ndahen çmimet vjetore për teatër
  • 03/11/2017 | 08:24

...

Sot në kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër për vitin 2016.


Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore i ndahet regjisorit Fadil Hysaj. Çmimi vjetor për shfaqjen më të mirë për vitin 2016 i ndahet shfaqjes “Eshtrat që vijnë vonë”, me tekst të Teki Dervishit nën regjinë e Martin Koçovskit. Çmimi vjetor për regjinë më të mirë i ndahet regjisores Sevdije Ajeti për shfaqjen “Sapotlem” të autorit Juan Jose Arreola.

Çmimi për aktorin/aktoren më të mirë për 2016-tën i ndahet balerinit Sinan Kajtazi, për rolin kryesor Albert në shfaqjen e baletit “Zhizell”. Çmimi vjetor për prezantimin më të suksesshëm ndërkombëtar, i ndahet Qendrës Multimedia./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë