Loading…
Ndahet nga jeta artisti i njohur Rexhep Çeliku
  • 12/01/2018 | 09:33

...

Është ndarë sonte nga jeta në orën 2:30 të mesnatës Rexhep Çeliku, solisti i parë i Asamblit të Këngëve dhe Valleve. Ai ishte 63 vjeç.


Ikona e valles shqiptare e humbi betejën me sëmundjen e rëndë. Disa ditë më parë ai bashkë me solisten e parë të Asamblit, Liliana Çingu, morën titullin Nderi i Kombit, një nder i merituar për të dy valltarët.

Rexhep ÇELIKU ishte nderuar edhe me titullin Mjeshtri i Madh.

Shprehim ngushëllimet për largimin nga kjo botë të valltarit të shquar që ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë