Loading…
Ndalohet filmi “Hunter Killer”: Rusëve s’u pëlqen që amerikanët t’ua shpëtojnë kryetarin
  • 01/11/2018 | 19:18

...

Në film kryetari i Rusisë paraqitet si peng i terroristëve rusë, të cilët përgatisin puç dhe kërcënojnë me shkaktimin e Luftës së tretë botërore

Ministria ruse e kulturës ka anuluar shfaqjen e filmit holivudian “Hunter Killer”, në të cilin ushtarët amerikanë e shpëtojnë kryetarin e Rusisë dhe e pengojnë Luftën e tretë botërore..

Ministria përmend një shkak administrativ, sepse kompania e ditribuimit nue e ka dorëzuar me kohë kopjen e filmit, dhe filmi nuk mund të shfaqet publikisht në Rusi.

“Hunter Killer” është film mbi një kapiten të papërvojë të një nëndetëseje amerikane, i cili në bashkëpunim me njësitë speciale në ujërat e Arktikut e shpëton kryetarin rus, transmeton gazetametro.net.

Në film kryetari i Rusisë paraqitet si peng i terroristëve rusë, të cilët përgatisin puç dhe kërcënojnë me shkaktimin e Luftës së tretë botërore.

Filmi i regjisorit Donavan Marsh, është adaptim i librit “Firing Point”, në të cilin aktrojnë Gary Oldman e Gerard Buttler, është dashur të shfaqet në 850 kinema në Rusi.

Filmi më parë është ndaluar edhe në Ukrainë për shkak të tensioneve ruso-ukrainase.

Premiera e filmit “Hunter Killer” do të shfaqet në Francë në dhjetor./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 09:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë