Loading…
Ndarja dhe flamuri
  • Nga

  • SALI REXHAJ

  • 12/02/2018 | 18:04

...

Për çudi në prag të 10 vjetorit të pavarësisë në Kosovë hapen dy debate. I pari se a duhet të valoj flamuri shtetëror dhe i dyti për ndarje-zhbërje të Kosovës.


Këto ngjarje rrënjët i kanë thellë, duhet kthyer në vitet 90. Në atë kohë kishte iniciativa nga presidenti aktual në atë kohë dhe babai i kombit serb Dobrica Qosic për ndarje të Kosovës, por pasi ne shqiptaret e Kosovës nuk kishim baba të kombit, kurse presidenti Rugova dhe ne të tjerët që ishim në parti e institucione përfaqësuese nuk binim në këtë kurth. Kishim vizion dhe qëndrim të qartë për pavarësi të Kosovës, këto qëndrime i kishim koordinuar edhe me miq tanë, në krye me SHBA’në.

Serbia në këtë kohë nuk gjente bashkëbisedues në Kosovë për këto tema. Qosja, Demaqi, Bakalli…nuk pyeteshin fare, ndonjë deklaratë apo iniciativë e tyre haste në vesh te shurdhër. Në Shqipëri Berisha e Nano poashtu nuk pyeteshin për ne. Mbaheshin larg nga çështja jonë edhe pse kohë pas kohe na dëmtonin më deklarata. Berisha ne vitin 1995 deklaroj se Kosova duhet te mbetet nën Jugosllavi sipas kushtetutës se vitit 1974 e Nano në takim me Milloshevicin në Kretë dy vjet me vonë deklaroj se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë. Por pa pasoja, në Kosovë ata injoroheshin.

Në fillim të luftës një nga zëdhënësit, Jakup Krasniqi deklaroj se qëllime të luftës janë bashkimi kombëtar, deri ne Çamëri. Por të nesërmen u tërhoq, kishte qenë fjala për përkthim!?!? të gabuar. Por kjo pjesë e UÇK-së e prirë nga Hashim Thaçi, në atë kohë Drejtor Politik kishin pranuar se lufta të zhvilloihej vetëm në Kosovë dhe qellim ishte çlirimi i Kosovës. Por në fakt, këta ishin të detyruar për këtë kompromis, po Demaqi e Qosja kishin ndikim te Thaçi, deri sa ky u fut në politikë dhe kishte ambicie që vet të luftonte për pushtet, pa mentorët-idolët e tij të cilët SHBA i kishte hedhë jashtë lojës, si të rrezikshëm për interesat e saj nacionale në Ballkan. Qosjen që në nëntor të vitit 1991 e Demqin në mars të vitit 1999.

Loja me flamur shtetëror e Kuq e Zi, i sponsorizuar nga VV e disa patriotë banal, na ka dëmtuar rendë. Jo vetëm se u largua nga Rrethi në Prishtinë me rastin kur zgjedhjet i fitoi Shpendi, po një i tillë u vendos edhe ne Kullë, pra flamuri Kuq e Zi në kufi mes Kosovës e Malit të Zi, kishte domethënien se aty është kufiri i Shqipërisë së Madhe, projekt i UDB-së për ti kompromituar kërkesat e luftën tonë për liri.

Kurti vuan nga kompleksi se në Vlladimir nuk është i lejuar flamuri i Shqipërisë, atje nuk ka guxim të përballet me malazezë, po ka gjetur vend për të shitë trimëri në Kosovë. Kështu po mundohet ti shfryj e shëroj komplekset e tij në dëm të shtetit të Kosovës.

Kësaj radhe për ndarje të Kosovës po angazhohet Thaçi e Rama, të cilët në mungesë të rezultateve për integrim të Kosovës e Shqipërisë në BE po mundohen qe ti shantazhojnë ata. Shpesh i kemi dëgjuar ankesat e tyre dhe fajsimi i BE-së pse ne jemi ende larg anëtarësimit. Po e përdorin logjikën e Erdoganit, gjë e cila në Evropë nuk pinë ujë. Aq më keq, kam bindjen se kjo ide për ndarje të Kosovës kësaj radhe pos influencës që ka nga Serbia e Rusia, po përkrahet edhe nga Turqia, shtet i cili me investime të pista, ka arritur ti korruptoj dhe tu qëndroj si alternativë Thaçit e Ramës, karshi BE’së.

Pse jo edhe tu ofroj siguri e strehim nëse hasin në rreziqe për tu arrestuar nga ndonjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare.

Për fat, BE as SHBA nuk pajtohen me shuarje të Kosovës as me ndryshim të kufirit, por edhe në Kosovë po shtohet numri i qytetarëve të cilët identifikohen me shtetin e tyre dhe nuk lejojnë aventura pa lidhje e shumë të rrezikshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë