Loading…
Ndarja në Vetëvendosje e paraqitur përmes skenës së famshme të një filmi
  • 07/02/2018 | 18:48

...

Edhe në Kosovë ka arritur një parodi e filmit Downfall -ku Afolf Hitler shihet i tërbuar pasi kupton se ka humbur luftën.


Është përçarja e Vetëvendosjes dhe largimet nga kjo parti që kësaj radhe u portretizuan në këtë skenë të famshme.

Video që po qarkullon në rrjete sociale fillon me Librun Aliu dhe  Xhelal Sveçlën të cilët i raportojnë Albin Kurtit për largimet dhe zhvillimet e fundit në parti. Kurti vjen i portretizuar në figurën e dikatorit nazist, Adolf Hitler, përcjell Gazeta Metro.

Parodia vazhdon me një fjalim ku shprehet mllefi i madh i Kurtit me situatën e krijuar, duke u thënë mbështetëseve të tij se duhet të mendojnë për një gënjeshtër tjetër, sepse tani nuk po u beson askush.

“Po hajt se keni me pa. Keni me pa kush është Baba”, thuhet në tekstin e improvizuar për një pjesë të Kurtit.

Nga mbështetësit Kurti nuk duhet edhe aq i kënaqur, përderisa u thotë se ata nuk i duhen asgjë.

Kujtojmë që kjo skenë e këtij filmi është e njohur në mbarë botën dhe ka qenë pjesë e parodive në shumë gjuhë dhe vende. /gazetametro.net

VIDEON që ka për bazë teksti mund ta gjeni më poshtë:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë