Loading…
Ndërkombëtarët mbështesin idenë e Limajt për demarkacionin
  • 14/02/2018 | 12:01

...

Rruga e vetme që i ka mbetur Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, është ideja e zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt. Sipas “Blic”, ky opsion e ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Para pak ditësh Zëvendëskryeministri Limaj vizitoi Malin e Zi ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtëm të Malit të Zi, Serdan Darmanoviq. Limaj dhe Darmanoviq kanë diskutuar disa opsione për daljen nga ky ngërç ku zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët.

E pasi moti nuk e la që më 6 shkurt të ateronte në Prishtinë, Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën, ku pritet të vendoset një epilog për demarkacionin.Temë diskutimi në këtë takim do të jetë çështja e demarkacionit.Ideja e Limajt po quhet rezervë juridike.Ndërsa dikush tjetër po e sheh si zgjidhje të problemit, por të përkohshëm.Raportohet se edhe ndërkombëtarët i kanë dhënë përkrahje propozimit të Limajt.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë