Loading…
Ndërmarrjet kanë vështirësi të gjejnë punëtorë të kualifikuar
  • 29/09/2017 | 12:50

...

Mungesa e fuqisë punëtore të pakualifikuar mbetet ndër sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet sektori privat.


Kështu u tha në forumin e biznesit “mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, sfidë për biznese”, organizuar nga OEK.Kryetari i OEK, Safet Gerxhaliu tha se kjo përbënë ndër sfidat më të mëdha.

“Mungesën e fuqisë punëtore e pakualifikuar një nder sfidat më të mëdha që ballafaqohet sektori privat në Kosovë. Si OEK i kemi paraparë i kemi 5 objektiva strategjike, që fillojnë me germën E, Evropa edukimi, ekonomi, ambientalizmi dhe përvoja. Duhet bashkërisht të kuptojmë se për t’i arritur këto objektiva edukimi ka rol krucial. Ne shekullin e ekonomisë resursi kryesor i një shteti është edukimi”, tha ai.

Besim Mustafa i cili paraqiti rezultatet e hulumtimi tha se afër 80 përqind e ndërmarrjeve kanë vështirësi për të gjetur punëtorë të kualifikuar dhe se kjo është shqetësuese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë