Loading…
Ndërprehet ndeshja në mes të Trepçës dhe Pejës shkaku i publikut
  • 11/01/2017 | 21:20

...

Ndërprehet përfundimisht ndeshja mes Trepçës dhe Pejës. Skuadrat e kanë lëshuar parketin dhe shikuesit janë larguar nga palestra.


Vendimi për epilogun përfundimtar do të merret nga komisionet e Ligës Ballkanike gjatë ditëve në vijim.

Gjyqtarët ndërprenë ndeshjen pas sjelljes jo-sportive të tifozëve në “Minatori”, pasi që këta kanë gjuajtur objekte drejt Alban Veselit, i cili ka treguar formë të shkëlqyeshme, raporton gazetametro.net

Për KB Trepçën ky nuk do të jetë lajmi i vetëm i hidhur për ta, sepse dënimi mund të jetë deri në 5000 euro dhe mund të përjashtohet publiku në Minatori prej 1 deri në 3 ndeshje, e gjithë kjo e paraparë në rregullore të Ligës Ballkanike, mirëpo mund të shkoj edhe me dënimin më të rëndë, përjashtimin nga kjo garë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë