Loading…
Ndërpritet derbi Fenerbahce-Besiktas: Tifozët e ‘nokautojnë’ trajnerin
  • 19/04/2018 | 22:05

...

Gjysmëfinalja e Kupës së Turqisë ndërmjet Fenerbahces e Besiktasit është ndërprerë pas një ore lojë, ndërsa rezultati ishte i barabartë 0-0.


Takimi i parë kishte përfunduar 2-2, ndërsa të enjten mbrëma si vendës luant Fenerbahce.

Besiktasi po luante me një lojtar më pak, pasi Pepe u përjashtua me karton të kuq.

Kjo solli reagimin e ashpër të tifozëve mysafirë, pasi për një rast të ngjashëm Atif i Fenerbahces u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.

Në një situatë të tensionuar, trajneri i Besiktasit, Senol Gunes u afruar për të qetësuar lojtarët e tij.

E me këtë rast ai u godit me një mjet të fortë në kokë, që e hodhi menjëherë përtokë.

Për ta bërë edhe më të rëndë situatën, ndodhi edhe një përleshje ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve derisa po futeshin në tunel. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë