Loading…
Ndërpritet gjykimi, shkak uniforma e avokatit
  • 13/03/2018 | 18:25

...

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë është dhënë fjala përfundimtare në rastin e Genc Jetishit, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe të Sylë, Tahir e Shpend Muhadrit, të cilët akuzohen për uzurpim të palejuar të pronës.

Para se të niste gjykimi, kryetari i trupit gjykues, Gëzim Pozhegu, pati vërejtje në uniformen e mbrojtësit të të akuzuarit Shpend Muhadri, avokatit Bestar Kolgecit.

“Tu kisha lutë me shku me gjetë një togë te kolegët e tu në Gjakovë. Kjo togë nuk është e Odës së Avokatëve”, tha gjyqtari Pozhegu.

Avokati Kolgeci nga Prizreni tha se nuk është njoftuar nga Oda se nuk ka të drejtë të përdorë uniformën të dizajnuar sipas dëshirës së tij.

“Gjyqtar, unë e kisha shënu edhe në procesverbal se Oda e Avokatëve nuk më ka njoftuar që nuk muj me vesh unë qet togë”, tha avokati.

Ndërsa, gjyqtari Pozhegu i dha afat dhjetë minuta avokatit të gjejë një uniformë te kolegët e tij në mënyrë që të vazhdojë gjykimi.

“Unë e ndërpres gjykimin për 10 minuta. Me keqardhje nuk muj me vazhdu gjykimin në këtë formë. Unë e përfaqësoj shtetin e Kosovës, në shtet të Kosovës jam duke punu dhe kjo nuk është uniformë e Odës së Avokatëve, kështu që 10 minuta pushim”, tha kryetari i trupit gjykues.

Ndonëse avokati kërkoi nga trupi gjykues sqarime të natyrës personale, gjykatësi Pozhegu i tha që për herë të parë e ka takuar avokatin Kolgeci dhe për herë të parë është përballur me këtë uniformë.

“Nëse keni ndonjë inat personal ndaj meje…, unë me ty a? s’pari herë po të shoh, edhe këtë uniformë për here të parë po e shoh, 10 minuta pushim me shku me u ndërru ose e ndërpres gjykimin krejt”, u përgjigj gjyqtari Gëzim Pozhegu.

Gjykimi ka vazhduar pas 10 minutave, pasi avokati Kolgeci e ndërroi uniformën e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë