Loading…
Ndërrohet sërish flamuri “Te Rrethi”
  • 14/02/2018 | 12:00

...

Flamuri i Shtetit të Kosovës që u vendos me urdhër të kryeministrit Haradinaj mbrëmë, është zëvendësuar sot me një më gjigant, raporton Gazeta Metro.


E gjitha kjo erdhi si pasojë e vjedhjes që iu bë mbrëmë flamurit shtetëror, derisa po largohej ai kombëtar. Ky veprim bëri që persona të autorizuar të vendosin një flamur të vogël deri sot në mëngjes.

Ndërkohë, dërrimi i flamurit kombëtar me atë shtetëror mbrëmë, nuk u ka pëlqyer të gjithë qytetarëve të Kosovës. Pas ndërrimit të flamujve që u bë “Te Rrethi”, një grup qytetarësh kanë bërë thirrje përmes një ftese në Facebook për sot të mblidhen për të rivendosur flamurin kombëtar, mirëpo ende nuk ka ndonjë të re nga kjo thirrje.

LDK-ja e mbështeti rivendosjen e flamurit shtetëror tek Rrethi, “sa më lart e dinjitetshëm”.

Sipas tyre, ky flamur duhet të vendoset në çdo institucion publik, sipas protokollit të shtetit

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër aksionit që Qeveria mori për zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë shtetëror te rrethi në hyrje të Prishtinës, raporton Gazeta Metro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë