Loading…
Ndeshja e Kupës së Shqipërisë që i “çuditi” tifozët: Rezultati 12-0
  • 14/09/2017 | 08:39

...

Laçi ka mposhtur në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë skuadrën e Sopotit duke e mundur me rezultatin 0-12. Bardhezinjte e Stavri Nicës janë treguar të pamëshirshëm ndaj librazhdasve duke mos reshtur së shënuari.


Pjesa e pare e takimit të luajtur në në një prej fushave të Qendrës së Ekipeve Kombëtare në Kamzë përfundoi 0-3, ndërsa në të dytën miqtë realizuan edhe 9-të herë të tjera. Në sfidën e sotme ka debutuar edhe sulmuesi kongolez Idris Mbombo i ardhur ne formë huazimi nga Al Shabab, i cili realizoi dopietë.

Padyshim më i miri ishte sulmuesi i afruar nga Shkëndija e Tiranës, Redon Xhixha, i cili realizoi 5 nga 12 golat. Ndeshja e kthimit do të luhet pas 1 jave ne stadiumin e Laçit.

Megjithëse pritej një fitore e Laçit, të tilla shifra kanë habitur jo pak tifozët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë