Loading…
Ndeshja me Crvena Zvezdën, Shaqiri ka një porosi për tifozët serb
  • 22/10/2018 | 20:21

...

Xherdan Shaqiri insiston se mund ta përballet me çfardo që ndodhë në ndeshjen e kësaj jave në Champions League ndaj Crvena Zvezdën.

Reprezentuesi zviceran me prejardhje shqiptare startoi nga minuta e parë në fitoren, 1-0 ndaj Huddersfieldit, teksa asistoi te goli i fitores.

Tifozët e Zvezdës janë të pezulluar nga ndeshja në ”Anfield” të mërkurën, por Shaqiri e ka të garantuar një ”mirërpritje të nxehtë” në ndeshjen kthyese në Beograd.

27-vjeçari ishte i pezulluar nga FIFA pas festimit me shqiponjë ndaj Serbisë në Botëror duke festuar me shqiponjën dy krenare.

Shaqiri ka prejardhje kosovare, saktësisht nga Gjilani, andaj serbët e urrejnë tejmase atë pas ngjarjeve të fundit.

I pyetur nëse është i shqetësuar për këtë ndeshje, Shaqiri tha: ”Jo, aspak. Është vetëm një ndeshje normale dhe unë do ta trajtoj atë sikur ndeshjet tjera”.

”Natyrisht do të ketë persona që do të më vërshëllejnë mua. Por, unë e trajtoj çdo ndeshje njejtë”.

”Në fund, është vetëm një ndeshje futbolli. Por, është edhe e rëndësishme dhe ne duam ta fitojmë atë. Sporti nuk është politikë”, u shpreh Shaqa.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë